Manchester United ka në plan të bëjë shumë ndryshime në ekip këtë verë dhe një ndër lojtarët e piketuar nga trajneri Solskjaer është mbrojtësi i djathtë i PSG, Thomas Meunier, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë se është tifoz i Red Devils.
“Ndeshja kundër Manchester United është më qesharakja në historinë e futbollit. Mund të vija bast një milion euro që nuk do humbnim. Eliminimi ishte një katastrofë e vërtetë, të gjithë e dinë mirë këtë gjë.
“Champions League është ende një problem madhor, PSG ende nuk po ia del në misionin e vet madhor, të bashkohet me të mëdhenjtë si Real, Barcelona. Do duhet kohë, por PSG është një klub në rritje”.