Moderatorja Bieta Sulo nuk i kishte prezantuar asnjëherë prindërit, por më në fund u njohëm me ta. Një nga resortet në të cilin dy prindërit kishin zgjedhur për të kaluar një drekë të këndshme ka publikuar foton e tyre.
“A nuk është ai i pashëm? A nuk është ajo një mbretëreshë e vërtetë?”- shkruhet në postim.
Menjëherë ka komentuar Bieta Sulo, e cila shfaq gjithë dashurinë e saj me një fjali: “… dhe ashtu janë vërtetë. Mami dhe babi im”.
Moderatorja poston shpesh në rrjete sociale, por është treguar mjaft e rezervuar në prezantimin e familjes së saj. Se kujt i ngjan Bieta Sulo këtë nuk e dallojmë dot, por prindërit e saj qenkan lozonjarë e plot stil!