Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardian Veliu, janë takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions dhe homologët e tyre nga rajoni.

Gjatë një seminari mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar në Zagreb, ata kanë shkëmbyer ide dhe përvoja.

Ndërkohë, seminari u organizua nga Programi i Ndihmës Tranuese për Investigimin e Krimit Ndërkombëtar (ICITAP) dhe Programi për Trajnim dhe Ndihmë Zhvillimi për Prokurorë Jashtë Vendit të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. j.j