Lulzim Basha thotë se ka gati programin për ta qeverisur Shqipërinë.
Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është drejt fundit politk dhe se sot duhej të ishte para drejtësisë për të paguar për vjedhjen e pushtetit.
Më tej ai vazhdoi të radhisë sipas tij, arsyet përse duket larguar nga pushteti kryeministri.
“Zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja që keni vërshuar në këtë marshim të paparë.
Keni derdhur në shesh energji dhe vendosmëri.
Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe kam nderin dhe pirvilegjin të flas në emër të gjithë shqiptarëve të mbledhur të vendosur.
Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të tradhtuar nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh.
Le ta dëgjojë zërin tuaj e gjithë bota tani. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura.
Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet. Të largojmë kryeministrin që shtoi papunësinë.”, u shpreh Basha.