Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin kampione bote dhe kampione olimpike ka deklaruar se ka pasur oferta të majme nga shtete të ndryshme.
Ajo në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka thënë se e ka ditur që ofertat ishin te mira, por jo në masën sa i ka ofruar një shte

“Ishim në një takim bashkë me Tonin (Driton Kuka), kur rastësisht takuam përfaqësuesit e asaj federate dhe kur e morra vesh shumën mbeta e shtangur”.

Kampionia olimpike ka thënë se megjithatë nuk është penduar që e ka refuzuar atë ofertë pasi respekti që ka në Kosovë nuk beson që do ta kishte në ndonjë vend tjetër.

“Nuk do ta kisha pranuar ofertën edhe nëse do ta dija shumën që do të përfitoja, sepse respekti që e merr ne vendin tënd nuk besoj se e merr diku tjetër”.