Manchester United po përgatit një lëvizje surprizë për të marrë nga West Ham sulmuesin, Marko Arnautovic. Klubi i Jose Mourinho është bërë gati të paguajë rreth 40 milionë euro për austriakun që ka lënë një përshtypje shumë të mirë në sezonin e kaluar, pavarësisht vështirësive të ekipit të tij. Duke qenë se francezi Anthony Martial ka bërë gati valixhet, atëherë Arnautovic do të jetë zëvendësuesi i tij.

Gjithsesi, situata është e lidhur ngushtë edhe me të ardhmen e Gareth Bale, i cili mund të largohet nga Real Madrid, pasi u la në stol në finalen e Champions League dhe pati debat me trajnerin Zidane.

Në listën e futbollistëve të kërkuar nga “djajtë” është edhe Mario Mandzukic.

“The Sun” ka shkruar sot se njëri mes Arnautovic, Mandzukic dhe Bale do të luajë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.