Marcelo, duke thumbua në njëfarë mënyre ata që ndajnë çmimet individuale, por edhe FIFA-n që zgjedh formacionin më të mirë të vitit, tha se shoku i skuadrës, Cristiano Ronaldo, meriton ta fitojë sërish “Topin e Artë”.
Ronaldo e përfundoi sezonin me mesataren më të mirë të golave (një gol për ndeshje, 44 gola, 44 ndeshje), si dhe si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, me 15 finalizime.
“Deri më sot, nuk i kam kuptuar kriteret për Topin e Artë ose për 11 lojtarët më të mirë nga FIFA, nëse është për tituj, për sezonin apo për fytyrën se si ka lindur… nëse dikush e di le të më thotë”, iu drejtua Marcelo duke qeshur gazetarëve.
“Deri më sot, duket se është për sezonin dhe ai që merr më shumë vota fiton, kështu që për mua, pa dyshim, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”, tha Marcelo, kur u pyet kush e meriton këtë çmim individual.
Ai foli edhe për Neymarin, që nuk dyshon se do ta fitojë disa herë në të ardhmen, kur të mos jenë më Messi e Crisitnao.
“Neymar deri më tani ka pasur karrierë të shkëlqyeshme dhe jam i sigurt se do ta arrijë atë (CR7), ai ne Madrid mund ta arrije nivelin Ronaldo”, shtoi braziliani. j.j