Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e sotme mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore. Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare jep një mesazh edhe pë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin është në proces gjyqësor, teksa thekson se bëri mirë që e përshëndeti këtë hap, duke shtuar se “paqja është e vështirë, por në asnjë rast nuk fitohet me mjetet e luftës”.

Kryeministri Rama në Twitter:
E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”?Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap? Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit?