Kryeministri Edi Rama deklaroi se po punohet për një marrëveshje kuadër të ministrive të linjës me fushat përkatëse në funksion të kërkimit shkencor, që çdo ministri të financojë kërkimin shkencor. Rama shprehet se sipas ministrive përkatëse, kërkimi shkencor duhet financohet nga ministria e linjës.
“Po punojmë për një vendimmarrje që është shumë e rëndësishme dhe pozitive, marrëveshjet kuadër të ministrive të linjës me fushat përkatëse në funksion të kërkimit shkencor, pra çdo ministri do të këtë marrëveshje kuadër me universitetet dhe nga fondet e ministrisë do financohen universitet për kërkim shkencor”,- thekson kryeministri.