Të gjithë e njohin, jo vetëm për serialet e shumta spanjollë që ka luajtur, të cilat janë transmetuar në Shqipëri, por edhe për bukurinë që ka. I cilësuar si mashkulli më i bukur dhe seksi i telenovelave spanjolle, William Levy ka plot fansa shqiptare që ‘çmenden’ për të.

“Gjithmonë mirënjohës për detajet tuaja”,- shkruan William Levy në foton e publikuar.

Me sa duket një letër dhe një dhuratë i ka shkuar aktorit nga një adhuruese shqiptare. Aktori ka bërë publike detajet. Në një foto të postuar në rrjete sociale duket një anije e vogël zbukuruese në të cilën shkruhet Shqipëria (Albania).