Mauro Icardi pritet të kërkojë me ngulm operimin në gjurin e tij dhe jo të luajë për Interin duke e duruar dhimbjen, prandaj zikaltrit do të synojnë ta zëvendësojë atë me Romelu Lukakun apo Duvan Zapatan për sezonin e ardhshëm. Sipas Correire dello Sport, ka mundësi që Icardi tashmë e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në fanellën e Interit.argjentinas iu mor shiriti i kapitenit dhe që prej atëherë nuk është paraqitur për zikaltrit. Ai ka vendosur që mbi të gjitha të kujdeset për veten tani, kur ndihet i tradhtuar nga klubi.
Pas disa muajve duke luajtur me injeksione për parandalimin e dhimbjeve, Mauro preferon të mos luajë dhe të marrë tretman derisa të shërohet plotësisht. Në bashkëpajtim me stafin mjekësor të Interit, Icardi do të marrë tretman deri më 7 mars, e pastaj gjuri i tij do të vlerësohet sërish. Nëse gjuri i tij nuk është plotësisht i shëruar as atëherë, ai do të operohet dhe si pasojë sezoni i tij, dhe karriera në Inter, do të marrë fund.