Në minutën e 23 , kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj ka dalë me të kuq.
Kapitenin e kanë lënë nervat pasi përveç një ndërhyrje, ka bërë edhe një gjest të pahijshëm kundrejt kundërshtarit.
Shqipëria po luan në “Loro Boriçi” takimin e katërt në Grupin 1 të Ligës C, përballë Skocisë.
Pas tre takimeve kuqezinjtë kanë grumbulluar 3 pikë. Të besuarit e Christian Panuçit do të tentojnë fitoren me më shumë se 4 gola për të shpresuar te kualifikimi në raundin tjetër. Nga ana tjetër Skocisë i shërben vetëm fitorja për të kaluar në raundin e ardhshëm, teksa tenton dhe ngjitjen në Ligën B.