Direkt pas përfundimit të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, Alketa udhëtoi drejt Italisë për të pushuar disa ditë. Pas Italisë destinacioni i radhës ka qenë Truqia. Ajo ka treguar se është hera e parë që shkon në Turqi për pushime verore.

Moderatorja ka postuar sot një foto që ka tërhequr shumë vëmendjen. Alketa shfaqet me rroba banjo të zeza, kapele kashte dhe në super formë fizike duke u relaksuar në kamardare.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka qenë shumë aktive në “Instagram”, ku nuk kanë munguar fotot e videot e shumta nga pushimet që po kalon me familjen.