Skocia e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Shqipërisë.
Miqtë dominuan totalisht ndaj kuqezinjve, të cilët nuk arritën të gjenin hapësira në prapavijën e britanikëve. Goli i Fraser në minutën e 14-të i dha avantazhin skocezëve, ndërkohë që pas minuta më pas, Mavrajn e tradhëtuan nervat, duke goditur me kokë kundërshtarin dhe duke u përjashtuar me karton të kuq.

Në minutat e mbetura, Grezda e Manaj dhanë disa shkëndija në portën skoceze, me këto të fundit që rrezikuan edhe për të dyfishuar avantazhin. Gol i cili erdhi vetëm në minutat shtesë, me Fletcher që u tregua i saktë nga 11 metra larg.