Dosja në ngarkim të Hermes Nikajt, i njohur ndryshe edhe si Zogu i Tiranës po zbulon dita-ditës protagonistë të rinj. Pas Iva Alikos, sot në skenë dalin edhe dy mikeshat e “Zogut”, Dajana Shabani, me të cilën ai ka prezantuar për gati 2 vite një emision televiziv dhe këngëtarja e vetë-quajtur, Merita Haxhija, ose “Gugu”. Gazetari Elton Qyno, ka zbardhur sot të tjera përgjime që janë pjesë e dosjes së hetimit të Zogut, i cili rezulton tashmë i përfshirë edhe në shit-blerje votash. 10 ditë para se Dajana Shabani t’i kërkonte Nikajt, që të shkonte të votonte dhe të fotografonte votën, ai telefonohet në 20 qershor 2019 nga Gugu Haxhija. Në bisedën që Gugu zhvillon me Zogun, kjo e fundit e informon se një shoku i saj kërkon një vajzë, dhe se është e sëmurë për shkak të ciklit menstrual.

Biseda e Gugut me Zogun:

Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…

Zogu: Nga humbe o jetë?

Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?

Zogu: Hë?

Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.

Zogu: Kur e do?

Gugu: Tani.

Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…

Hermes Nikaj u árrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar, ndërkohë që dëshmia e D.N, vajza e cila u kap me Nikajn dhe Gjinin në autostradë ka zbuluar të gjithë skemën e prositucionit që kryesohej nga “Zogu “.