Në dashuri askush nuk është i aftë të parashikojë nëse një lidhje do zgjasë apo jo, por ajo që është e sigurte është se jo të gjithë mund të merren vesh me njeri-tjetrin.

Zbuloni shenjat më të cilat nuk mund të përputheni dot e nuk mund të krijoni një lidhje të fortë në bazë të shenjës që ju keni.

Dashi

Dashët kanë nevojë për energji dhe për veprim për të pasur një jetë të mirë. Me një gaforre ata nuk mund te përshtaten dot. Këta të fundit janë ëndërrimtare dhe kjo gjë i tmerron. As me një bricjap nuk mund të përputhen dashët, pasi ata janë shumë konformiste dhe të ashpër.

Demi

Demat nuk mund ta imagjinojnë dot të krijojnë lidhje me një luan. Ata nuk e durojnë dot autoritetin natyral të kësaj shenjë dhe as temperamentin e ashpër. As me një person të shenjës së ujorit nuk mund t’iu ecë lidhja, pasi këta të fundit janë shumë origjinalë dhe ëndërrimtare.

Binjaket

Në një lidhje, binjakët kërkojnë aventura dhe partneri jo vetëm që nuk duhet të ketë frikë nga asgjë, por nga ana tjetër edhe t’i ndjekë kudo. Me një peshk gjërat nuk mund t’iu ecin pasi personat e kësaj shenje janë shume të ndjeshëm dhe emotivë.

Gaforrja

Në dashuri gaforret japin trupin dhe shpirtin e tyre. Romantikë dhe të devotshëm, ata presin edhe nga partneri dashuri me shumicë. Dashët nuk mund t’iu përshtaten asnjëherë, por as peshoret e paqëndrueshme.

Luani

Ashtu si demat edhe luanët janë ambicioze, por serish këto dy shenja nuk përputhen. Luanët e kanë frikë kokëfortësinë e demave. As me një akrep nuk mund të përputhen personat e kësaj shenje pasi ata janë provokues dhe manipulues./e.e