Mançester Junajtid e ka shumë seriozisht dhe te Juventusi duhet të frikësohen vërtet. Trajneri Mourinjo do në skuadër dy nga lojtarët titullarë të bardhezinjve dhe bëhet fjalë për dy nga elementët me më shumë kualitet.
Tani drejtuesit e Mançesterit do të trokasin në dyert e Juves për të paraqitur ofertën zyrtare për sulmuesin Mario Manxhukiç dhe mbrojtësin e majtë Aleks Sandro. Nga sa bën të ditur shtypi anglez, të dy lojtarëve duket se u pëlqen një aventurë me fanellën e “Djajve të kuq”.
Tani mbetet vetëm që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve, më saktë që Mançesteri t’u përgjigjet kërkesave financiare të Juventusit por dy lojtarët. Bardhezinjtë do të humbnin shumë në cilësi, nëse Manuxhikiç dhe Aleks Sandro do të largoheshin.