Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ka sjellë edhe reagimin e Ramush Haradinajt. Në statusin e tij në “Facebook” ai shkruan ndër të tjera se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare.
Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet.
Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme. (Lexo.al)