Ofertë shokuese për lojtarin e Realit të Madridit, Gereth Bejl, i cili ishte protagonisti i finales së Championsit në Kiev, ku shënoi dy gola në portën e Liverpulit.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Mançester Junajtid ka bërë gati plot 230 milionë euro për të blerë kartonin e Gereth Bejl. Kthimi i mundshëm i sulmuesit anësor në Angli do të bëhej kështu transferimi më i shtrenjtë i historisë. Do të kushtonte më shumë se transferimi Nejmar-PSG.
Mourinjo e ka shumë seriozisht dhe e ka bindur klubin e tij për të blerë uellsianin , i cili e ka treguar jo pak herë se di të bëjë diferencën.