German Chancellor Angela Merkel receives an honorary doctorate at Tel Aviv University. Angela Merkel Receives Honorary Doctorate on February 01, 2011 in Tel Aviv, Israel (Footage by Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të marrë titullin ”Qytetare nderi” në vendlindjen e saj, në veri të Berlinit, thekson shtypi gjerman. Qyteza Templin, në rajonin e Uckermarkut, në shtetin e Brandenburgut, do të nderojë me këtë çmim arritjet dhe shërbimin e kancelares Merkel për Gjermaninë.

Në fund të qershorit të vitit 2018, 20 prej këshilltarëve komunalë nga 29 në total, miratuan çmimin që do t’i akordohet kancelares Merkel. Merkel u lind në Hamburg, në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore, në vitin 1954, por më vonë familja kaloi kufirin gjerman dhe u vendos në Gjermaninë komuniste Lindore, ku babai i saj, një pastor protestant, mori një post fetar në një kishë të Brandenburgut. Familja u transferua në Templin në vitin 1957. Merkel mbaroi shkollën e mesme dhe atë të lartë në Templin, ku nëna dhe vëllezërit e saj ende jetojnë atje. Kancelarja viziton rregullisht shtëpinë e saj në fundjavë.