Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët katolikë për festën e Pashkës. Ai përcolli mesazhe të rëndësishme, duke theksuar se në ditë të tilla, por jo vetëm, të mbizotërojë dashuria dhe vlerat.
“Tradita e çmuar që në festat fetare gëzojmë bashkë. Të duam tjetrin siç duam vetveten. Dashuria, vlerë e gjithë qytetërimeve e besimeve. Pashkët, pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën. Drejtësia të mund padrejtësinë dhe e mira të keqen. Të bëhemi njësh drejt BE-së së vlerave”, tha Ruçi.