Bartomeu dëshiron ta nisë sezonin me Messi-Griezmann-Neymar në sulm. Sipas të përditshmes katalunase, ‘Sport’, dëshira e Presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është që t’i bashkojë Antoine Griezmannin, Neymarin e Lionel Messin. Problemi i vetëm qëndron te pagat e lojtarëve.

Neymar fiton 38 milionë euro në vit, kurse Griezmann 25, plus çmimet marramendëse të lojtarëve. Megjithatë, Barça po planifikon largimin e disa futbollistëve për t’i hapur mundësinë edhe ekonomikisht për afrimin e Griezmann dhe Neymarit. Rakitic, Umtiti, Coutinho, janë vetëm disa nga lojtarët e shumtë që pritet të sakrifikohen.