Lionel Messi është një lojtar si të cilin më nuk do të shohim kurrë, kështu ka thënë Erik Lamela i Tottenhamit.

Messi dha një hat-trick në fitoren e Barcelonës kundër PSV-së në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Ta kemi atë në skuadrën e Argjentinës është shumë e rëndësishme për grupin”, ka thënë argjentinasi, Lamela.

“Me atë çfarë kam parë kur kam stërvitur me të, deri më tani ai është më i miri që prej se kam filluar të luaj futboll”.

“Ndeshje pas ndeshje, njerëzit mund ta shohin se çfarë bënë ai, sa e lehtë është për të shënimi i golave, asistimeve. Sinqerisht, askush nuk do të jetë më si ai”.