Të gjithë mësuesit të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e garës për çmimin kombëtar “Mësues i Vitit”, kanë mundësi të aplikojnë për këtë çmim duke filluar që në maj. Ministria e Arsimit, së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kanë çelur procesin e aplikimeve i cili do të zgjasë deri në shtator.
Zamira Gjini, Drejtore për Arsimin Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, u shpreh për me shumë motivim ndaj mësuesve si edhe mbështetje për promovimin e cilësisë në arsim. 5 janë kategoritë kryesore ku do të garohet, mësues i vitit në mësimdhënie, avokues për të drejtën në arsim, në inovacion, në arsimin parashkollor dhe për kontributet në arritjet akademike. Fituesi i këtij çmimi pritet të konkurrojë gjatë këtij viti në “Global Teacher Prize”.