Mesut Ozil ka thyer heshtjen pas kritikave të shumta që ka marrë në lidhje me paraqitjen e tij të dobët me fanellën e Gjermanisë, tashmë e kthyer në shtëpi, pasi nuk arriti të kalonte grupin.

Mesfushori i Arsenalit ka bërë një postim në Tuiter, ku ka shkuar këto fjalë: “Të lësh Kupën e Botës pas ndeshjeve në grup është shumë e rëndë dhe dhimbshme. Na bën të ndihemi keq, sepse nuk ishim të zotët. Do të më duhet kohë për ta marrë veten”.

Ozil u kryqëzua pas ndeshjes me Meksikën, ku Gjermani humbi 0-1, më pas u ul në stol nga trajneri Lëv. Pas ndeshjes së fundit në grup me Korenë e Jugut, i u sulmua nga tifozët gjermanë, të cilët e urrejnë që pas takimit të tij me presidentin e Turqisë, Erdogan.