Presidenti Ilir Meta ka firmosur zyrtarisht anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30-qershorit. Pasi argumentoi arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi, Presidenti firmosi dekretin përpara të gjithëve dhe bëri shqiponjën me duar.

“Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjëshëm vendas dhe ndërkombëtarë që të kontribuojnë në dialog për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit. Ndaj unë tani para jush po nënshkruaj këtë dekret për anulimin e zgjedhjeve,”– tha Meta para se të hidhte firmën përpara mediave.

Më pas ai u ngrit dhe bëri shqiponjën, simbolin tonë kombëtar me duar, njësoj si kreu i opozitës Lulzim Basha, duke sfiduar edhe PS-në. Basha e ka bërë gjithmonë simbolin e shqiponjës me duar pasi përfundon protestën .