Ndarja e Mimoza Shkodrës nga Seldi Qalliu ishte e papritur, sepse çifti kishin pak kohë që ishin fejuar, dhe dukej sikur gjithçka shkonte në mënyrë perfekte.

U përfol shumë në media për ndarjen e tyre të mundshme, derisa u pranua nga Seldi.

Në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, Seldi tha që është e vërtetë që janë ndarë dhe ka qenë një ndarje me mirëkuptim.

Ndërsa Mimoza nuk foli për këtë ngjarje, derisa në emisionin ‘Mirage’ kishte vendosur të thyente heshtjen.