Elva Margariti në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se janë evidentuar dëmet në objektet arkeologjike në Tiranë dhe Durrës teksa theksoi se ato janë të lehta dhe sipërfaqësore.

“Nga raportimi i menjëhershëm evidentuam godinat me më tepër problematike. Vetëm Muzeu Arkeologjik në Durrës, por dhe në Tiranë ka pasur dëme të lehta dhe sipërfaqësore. Dhe në Muzeun historik kombëtar ka pasur disa plasaritje të jashtme. Ne jemi shpërndarë në të gjitë territorin dhe po bëjmë raportimin e detajuar të situatës”, u shpreh Veliaj.