Këshilli i Ministrave ka shpallur 51 vende vakante në pozicion drejtues në administratën publike, për kandidatë nga jashtë shërbimit civil.

Procedura është që fillimisht pozicionet drejtuese t’u ofrohen si lëvizje paralele nëpunësve të institucioneve që janë pjesë e shërbimit civil.

Në rast se vendet mbeten vakante, atëhere ato mund të hapen për kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Në këtë rast, vendimi përcakton se 13 pozicione pune janë për kategorinë e mesme të drejtuesve, ndërsa 38 pozicione janë për kategorinë e ulët drejtuese.