Duke u ndalur tek situata e fundit politike , shefja e politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini i bën apel opozitës të mos i kthejë shpinën proceseve demokratike dhe qytetarëve të cilët i kanë votuar. E ka fjalën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të cilat Basha ka kërkuar bojkot dhe u bën thirrje njerëzve që të mos votojnë, madje shkon më tej duke e bërë fakt të kryer: Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë!

Ja mesazhi që përcolli Mogherini duke folur në konferencë në ambientet e kryeministrisë:

Ju e dini që BE e ka përsëritur qëndrimin e vet dhe e theksoj edhe unë sot: Besojmë që partinë politike nuk duhet u kthejnë shpinën procesve demokratike dhe qytetarëve që i kanë votuar. Ata nuk duhen privuar të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Është një mesazh i fortë e i bashkuar nga të gjitha institucionet e BE, besojmë se këtë presin qytetarët ,ata duan që të gjitha partitë të mbështesin aspiratën e tyre ndaj BE. Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon me besim të lartë tek BE. Tiranapost