Mero Baze/
Ka një përpjekje nga një rreth opinionistësh të fushatës pro Kurtit, për të konsideruar fillimin e qeverisjes së tij, si një qeverisje kundër ndikimit të Shqipërisë në Kosovë. Për mua ky është një lajm i mirë dhe do tia dëshiroja çdo kryeministri të Kosovës. E vetmja mënyrë që Kosova të bëhet shtet serioz, I pranueshëm dhe I besueshëm, është të zhvilloj një identitet shtetëror e administrativ ndarazi me Shqipërinë, për ti bindur të gjithë, se ja ka vlejtur njohja dhe pranimi si shtet.
Kjo ka qenë ide fikse e themeluesit të shtetit të Kosovës, Presidentit të parë të saj, Ibrahim Rugova. Rugova e kishte distancimin nga Shqipëria një diemension natyral. Ai e donte Shqipërinë, e çmonte atë, por nuk e përziente me Kosovën.
Berishën e mbajti larg deri sa vdiq dhe nuk e priti në Kosovë ndërsa socialistët I shikonte si njerëz në punë të tyre me të cilët nuk donte të kishte punë.
Dhe nuk i bënte se e bezdisnin si presonalitete, por kishte bidnjen fikse se Kosova do të mund të formonte personalitetin e saj shtetëror ndarazi Shqipërisë.
Për këtë u mallkua shumë, u fye , u poshtërua dhe pse jo disa herë dhe u tentua të eleminohej fizkisht.
Ndër ata që ka tentuar ta poshtërojë për këtë prirje të tij, ka qenë dhe Albin Kurti.Duke tentuar të formoj personalitetin e tij si politikan pro bashkimit me Shqipërinë dhe si një njeri që e bezdiste trendi i një identeteti të ri shtetëror të Kosovës, Albin Kurti e ka pasur target sulmesh Rugovën pikërisht për këtë identitet të tij politik. Dhe e kishte këtë me gjeste konrkete, me mospranim të Rambujes, mos pranim të pavarsisë, mos pranim të flamurit, mospranim të ekipit futbollit etj. Nuk mund ta gjykosh për këtë gjë se është zgjedhje politike dhe duhet pranuar siç është. Dhe 25 për qind e Kosovës, e pranuan kështu Albinin.
Tani lexova një ditë më parë një koment të Berat Buzhalës që befas na paraqet një Albin tjetër, një Albin që, “do ti vërë kufirin tek thana” Shqipërisë dhe Edi Ramës, që do tregoj personalitetin e Kosovës ndaj Shqipërisë, dhe ca gjëra entuziasste rreth formimit të tij kulturor, të cilat nuk ja vlen të debatohet.
Ky është një lajm i mirë, nëse Albini ka vendosur ti ndryshojë kauzë e të bëhet politikan kosovar, që do të zhvilloj një identitet të Kosovës dhe të mos lejoj varësi të Kosovës nga Shqipëria.
Thjesht duhet korigjuar që nëse ka vendosur ta bëj këtë nuk është i pari, por është idhtar i Ibrahim Rugovës. Kjo mund tia forcoj dhe më shumë besimin në bashkupunimin me LDK që ende po mëdyshet. Nëse është i vërtet opinioni i Buzhalës dhe e besoj që është i vërtet se ka qenë mbështës i tij në fushatë, atëhere Kurti duhet ta nis kauzën e tij të re, duke shku tek varri i Rugovës, qysh i kanë adetet poltikant në Kosovë, duke vënë aty një tufë lule, e duke u betuar se do ta ndjek veprën e tij. Me këtë rast është i mbrojtur dhe nga pikpamja kulturore me Shqipërinë se Rugova ka mbaruar Sorbonën dhe jo shkolla lulishtesh e bodrumesh.
I vetmi problem është të sqaroj mbështetësit e tij, se nuk ka më kauzë bashkimin e Shqipëirsë me Kosovën por çlirimin e Kosovës nga Shqipëria dhe Edi Rama. Nk ka nevojë të bëj luftë për këtë, se e ka të fituar Brenda ditës pa hedhur asnjë armë. Boll ta kërkojë. Por nëse Albini nuk ka ndëruar ende kauzë dhe mendje, mos e fyeni se duket si budalla që e përdorni dhe për komplekset tuaja të inferioritetit me Edi Ramën. Ka boll të vetat dhe mund ti nxjerr vetë. Ska nevojë të keqpërdoret për të hequr komplekset e dikujt ndaj Shqipërisë, Edi Ramës, Sali Berishës, apo kujtdo ndaj të cilit ndjehet inferior përtej kufirit.