I ashpër në fjalimin e mbajtur në Kuvend, deputeti Myslym Murrizi teksa pritet të kalojë për miratim Projektligji ‘për disa ndryshime dhe shtesa, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’.
Në seancë po diskutohet ndërkaq Raporti i ILDKPI për 2018-ën por Murrizi u ka kujtuar deputetëve se si kanë hyrë në Parlament në ’91-shin dhe si janë sot.
“Shoh që ka shumë subjekte që janë objekt i ligjit tuaj, ka ardhur koha për të përgatitur një ligj më konkret.
Unë institucionin tuaj doja ta konsideroja si kuzhinë e BKH, për të hetuar 500 mln euro të vjedhura në gjirin e Lalzit, një 500-she tjetër tjetër në rivierën e jugut për të parë se kush i ka marrë.
Miliona euro pasuri marramendëse kanë banorët e kësaj salle që kanë ardhur këtu në 31 mars ‘91 me kanë pantallonë doku, corapë 55 lekëshe, brekë thesi dhe sot të grijnë në Armani, Versace, kanë hale dhe për macet. Kanë pas shtëpi me qerpiç dhe hale te fiku ndaj ky inspektoriat duhet të merret me këto subjekte që udhet të jenë subjekt i ligjit tuaj”, tha Murrizi nga Kuvendi.