Nga Erjon Braçe/

Kete here eshte Britania ajo qe po vendos!

Edhe pse me nje vetrregullim te pergjegjshem per shkak te pergjegjesise sociale qe kapitalizmi ne Britani shfaq- supermarketet kishin vendosur te ndalonin shitjen e pijeve energjike per femijet.

Qeveria britanike ka hyre ne procesin e vendimmarrjes per te ndaluar shitjen e pijeve energjike per femijet!

Prej majit te ketij viti, me nje grup specialistesh kemi punuar per te hartuar nje projektligj qe ben te njejten gje ketu, ne Shqiperi: Ndalon shitjen e pijeve energjike kudo, per femijet deri ne moshen 18 vjec!

Do bejme edhe me shume;

Ndalimin e reklames per to si dhe per pijet me sheqer te fabrikuar dhe me gaz!

Tani jemi gati me gjithcka;

Projektligj dhe spjegimet e domosdoshme per qellimin e tij!

Une besoj se do te rregjistroj iniciativen ligjore brenda ketij muaji.

Por dua mbeshtetje!

E di qe do preken interesa te medha, nga vete kompanite deri tek media qe perfiton nga reklama e tyre!

Por une mendoj se duhet qendruar dhe duhet shkuar perpara me vendosmeri ne kete mase.

Demi qe keto pije po sjellin tek femijet eshte shume i madh;

Duhet te vendosim tani cfare femijesh duam te kemi!

Kapitalizmi banal qe kemi ne kete vend, pijet energjike nuk i kontrolloi dot, perkundrazi, i ofron me oferte-ulin cmimin per dy ose me shume kanoce te blera, per femijet!

Duhet te vendosim tani!