Aktorja e dashur për publikun, që të gjithë e mbajnë mend nga roli i Kotes në “Përrallë nga e kaluara” ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur për të ndjerën Mira Minga Jupi erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mikesha e saj Shegushe Bebeti, e publikoi duke ndarë dhimbjen e madhe për aktoren që do t’i mungojë skenës. Lamtumira do t’i jepet në SHBA, jashtë atdheut të saj.

“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti. Përvec rolit të Kotes, ajo gjithashtu luajti për here të parë Pinokun.