Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Shtysë për këtë bashkëbisedim nuk ishte ndonjë çështje politike si psh. aspirata e Shqipërisë në BE, por incidenti i ndodhur mbrëmë në stadiumin “Parc de Prince” ku fonia ngatërroi himnin tonë.

Me kërkesë te vetë Macronit, Rama ka dhënë detaje nga biseda mes tyre ku ky i pari i ka shprehur ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar!

Rama shkruan gjithashtu se:Macron e cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë.

Postimi i plotë:

Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij #Respekt. (Lexo.al)
??

??