Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar llogariten 56.5 miliardë lekë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti.
Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 2.8 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se 5-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit në masën 95.2%.
Rritja e importit të karburantit, thekson MFE, ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit.
Karburanti i importuar mbuloi rreth 97% të konsumit gjatë periudhës janar-maj të vitit 2018 krahasuar me 65% që ishte ky tregues vitin e kaluar.
MFE informon se janë rimbursuar rreth 11.7% më shumë se 5-mujori i vitit 2017.j.j