Fituesi dhe nënkampioni i Premierligës, Manchester City respektivisht Liverpool sot përballen në kuadër të Superkupës së Anglisë.
Në Superkupë zakonisht luan skuadra fituese e kampionatit me atë të FA Cup, por meqë ekipi i Guardiolas i fitoi të dyja, atëherë nënkuptohet se vendi i dytë në kampionat e ka mundësinë të luajë në këtë ndeshje.
Të dyja skuadrat vijnë pas një para-sezoni të mirë që patën, ndërsa kjo sfidë gjithmonë ka premtuar spektakël, shkruan lajmi.net.
‘Të Kuqtë’ do ta nisin me një mungesë të rëndësishme ndeshjen e sotme, pasi Sadio Mane nuk është i gatshëm pas orarit të ngjeshur që pati në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ndërkohë, ‘Qytetarët’ nuk është se kanë mungesa të rëndësishme dhe Guardiola ka në dispozicion 11-shen më të mirë.
Takimi fillon nga ora 16:00, teksa më poshtë mund të shihni formacionet e mundshme.