Edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike ka afruar. Artistët kanë prezantuar çdo javë projektet e tyre muzikore për publikun. Tashmë data 5 dhe 6 dhjetor do të jenë netët gjysmëfinale. Nata e madhe do të mbahet më 8 dhjetor ku do të shpallet fituesi i këtij viti të festivalit më të madh të muzikës në Shqipëri.
Artistët bashkë me Ardit Gjebrean janë mbledhur tashmë në pallatin e koncerteve për të bërë provat gjenerale në skenën e madhe. Prej dy vitesh është bërë traditë që “Kenga Magjike” të ketë dy kategori atë të “New Artist” (Artistët e rinj) si dhe artistët big ( që janë të afirmuar tashmë në skenë).
Gjithashtu disa ditë më parë kemi zbuluar prezantueset Bora Zemani dhe Klaudja Pepa te cilat do jenë shoqërueset e Arditit në këtë edicion te 20- të Eksluzive per Real News këto janë emrat e artisteve të cilët do të performojnë natën e parë të Këngës Magjike. New Artist fitusit të cilët votohen nga juria me pulsant do kalojnë në natën finale. Henri Mahmuti, All in Band & Lori, Giorgia Igliozzi, Silvi Mema, Laorjan Ejlli, Red Carpet, Amela Agastra, Eliss, Lorenc Hasrama & Olsi Bylyku, Genti Deda, Wendi Mancaku, Krusita, Arselinda Sheqeri, Ardit Çuni & Daniela Toçi
Nga artistet Big jane :Era Rusi, , Venera Lumani, Kejsi Tola, Rozana Radi, Ronela Hajati, Kastro Zizo, Artjola Toska dhe Bruno. Siç cdo vit Kenga Magjike do ketë surpriza pasi në skene do ketë performanca të trupës së baletit ku pjese e saj do jetë dhe Klaudia Pepa e cila rikthehet si balerine mbas një kohe të gjate mungese në skenën shqiptare si dhe të ftuar të tjerë të cilët nuk janë zbuluar ende.