Neymar mund të largohet nga PSG gjatë verës së ardhshme për një shumë qesharake. Nuk është shaka.
Rrugët e talentit brazilian dhe Paris Saint Germain me shumë gjasa do të ndahen. Në Spanjë “Mundo Deportivo”, shkruan se ylli brazilian do të jetë i lirë të largohet nga PSG në vitin 2020
Sipas gazetës spanjolle, Neymar ka një klauzolë lirimi prej 170 milionë eurosh (£ 145m / $ 191m) që do të hyjë në fuqi pas sezonit të ardhshëm. Neymar nuk kishte klauzolë lirimi në tra vitet e para të marrëveshjes. Por kjo do të ndryshojë pas sezonit 2019-2020.
Ndërkohë që kontaktet me Real Madrid nuk mungojnë.