Binjakët
Ngjarjet më të rëndësishme

Ky vit i ri ka të bëjë vetëm me rritjen tuaj Binjak. Në fillim do të hezitoni të përshtateni me një punë të re, por deri në prill do të jetë kjo situatë, pasi më pas do të mësoni vlerën që ka t’i përkushtohesh diçkaje apo dikujt. Pak para sezonit të Binjakëve, më 13 maj, Venusi do të shkojë në mënyrë retrograde në shenjën tuaj, duke ju bërë të rimesoni gjithçka që keni menduar se keni ditur për marrëdhëniet. Eklipset në qershor do të ndryshojnë situatat me bashkëpunëtorët tuaj, prandaj prisni ndryshime të mëdha nga njerëzit që ju rrethojnë.

Dashuria

Gjërat po bëhen pak më serioze për ju dhe ndiheni gati për të eksploruar ndjenja të fuqishme dhe intimitet të vërtetë. Këtë vit pritet të zhyteni thellë në një marrëdhënie të gjatë. Deri në fund të vitit 2020, ju do të dini saktësisht se çfarë ju nevojitet në mënyrë që të ndjeheni të kënaqur si në mendje, trupi dhe shpirt, gjithashtu do të dini saktësisht se si ta merrni atë.

Jeta sociale

Askush nuk e dëshiron më shumë një festë sesa një binjak, por do të dëshironi të kaloni më shumë cilësore me miqtë e ngushtë. Bëni kujdes, mos u mbështetni shumë tek ata, pyesni edhe për jetën e tyre, për të mos shkaktuar sherr më 9 shtator.

Të ardhurat

Përfshihuni në atë projekt që keni me pasion pasi Jupiteri u kthye në anën tuaj për t’ju mbajtur të frymëzuar. Vetëm mos u frymëzoni aq sa të hidhni sa të boshatisni të gjithë të ardhurat, përpara se të bëni një kontroll të dytë në mënyrë që të mund ta përballoni atë.

Gaforrja
Ngjarjet më të rëndësishme

Viti i ri do të thotë se dhe ju do të keni gjëra të reja. Data 12 Janar do të përkojë me ndryshimin me të madh të vitit. Bashkimi i Saturnit dhe Plutonit në shenjën e Bricjapit do të sjellë ndryshime shumë të mëdha. Nëse po merreni me disa miq ‘toksik’ ky ndryshim i madh do të bëjë që të hapni veten tek persona të rinj dhe më të mirë. Këta njerëz do të kenë shumë ndikim në mënyrën sesi do të shprehni veten. Në Nëntor, Jupiteri dhe Plutoni bëhen bashkë për të siguruar jetën tuaj sentimentale, ndërsa në fund të Dhjetorit, Jupiteri hyn në zonën tuaj të përgjegjësisë.

Dashuria

Këtë vit do të jeni me fat në sektorin e ndjenjave ju të Gaforres. Lidhja e fortë që patët në fillim të viti do të ndikojë si në lidhjet romantike,ashtu edhe në ato platonike duke ju bërë të hiqni dorë nga një zakon të keq që keni. Nuk është asnjëherë e thjeshtë të thuash ‘mirupafshim’, por ju po shkoni për diçka shumë të madhe.

Jeta Sociale

Do të shoqëroheni me dy grupe miqsh të afërt, të cilët nuk do të shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe është në dorën tuaj t’i ndihmoni. Ftojini për të pirë diçka në 21 Qershor për të qetësuar situatën.

Të ardhurat

Ju jeni gati të punoni si nga shtëpia ashtu edhe nga zyra. Jupiteri do ju ndihmojë që të forconi pozitat në punë, në mënyrë që të drejtoni dhe të keni sa më shumë të ardhura./Opinion