Dashi
Ngjarjet më të rëndësishme

Viti i ri do të nisë me ndryshime për ju të shenjës së Dashit. Më 12 Janar kur Saturni dhe Plutoni do të jenë në të njëjtin vend duke sjellë ndryshime të mëdha në fushën e karrierës. Gjithashtu në mes të sezonit të sezonit tuaj, Jupiteri, planeti i fatit do të godasë Plutonin duke ju sjellë siguri në xhepat tuaj, sa i përket anës ekonomike. Duhet të punoni sa më shumë këto muaj, pasi në vjeshtë, Marsi do të shkojë në retrogradë duke e bërë shenjën tuaj dembele. Por mos u tërhiqni: Deri në fund të vitit 2020, kur Jupiteri dhe Saturni do të takohen në shenjën e Ujorit do të keni më shumë energji për jetën tuaj sociale.

Dashuria

Përpiquni të kuptoni që partneri juaj po e përballon nivelin e lartë të suksesit që do të keni gjatë vitit të ri. Ju nuk duhet të zgjidhni mes punës tuaj të ëndrrave dhe lidhjes. Nëse në mes të vitit, gjërat bëhen paksa të vështira me partnerin tuaj mos u shqetësoni. Do të jeni në rrugën e duhur kur një eklips do ju dërgojë mesazhe në mënyrën më sensuale.

Jeta sociale

Këtë pranverë, ju jeni duke pastruar shtëpinë. Nga 21 Marsi deri në 1 Korrik, do të hiqni “miq”, të cilët në të vërtetë nuk janë kujdesur për ju, duke ju bërë të shpenzoni më shumë kohë në udhëtime Mund të duket e vështirë, por në mes të verës do të ndjeheni më të fortë se kurrë.

Të ardhurat

Me Jupiterin duke e ngritur zonën tuaj të punës ëndrrat tuaja për të qenë shef po bëhen realitet. Do të jeni të zënë. Shmangni shpenzimet impulsive, por prapëseprapë prenotoni një masazh ose merruni me një hobi që do ju ndihmojë të qëndroni të qetë.

Demi
Ngjarjet më të rëndësishme

Bashkimi mes Saturnit dhe Plutonit në Janar do ju shtyjë me kokëfortësi për të vënë në pikëpyetje çdo gjë. Pas pranverës, Saturni hyn në Ujor kështu që prisni më shumë përgjegjësi në punë, por gjithashtu ngritje në detyrë dhe rritje rroge. Në fund të vitit njerëzit që keni takuar do ju frymëzojnë të përfshiheni më shumë në ato çfarë kanë rëndësi për ju. Ndoshta do të gjeni një hobi të ri. Gjithashtu gjatë këtij viti do të krijoni shoqëri të reja që kanë të njëjtat vlera si ju. Këtë vit do të ndiheni më të pjekur si dhe më i përgjegjshëm, diçka e tillë quhet rritje.

Dashuria

Ky vit do të jetë i mbudhur me shumë eksplorime. Diçka e tillë do të thotë që ndarjet janë të pashmangshme,por vetëm sepse një kapitull i ri romantik duket në horizont. Edhe nëse hyni në një lidhje të re, apo i jepni energji të reja asaj që keni aktualisht këtë vit do të mund të bëni atë çfarë doni në të vërtet.

Jeta Sociale

Miqtë do të jenë pranë jush më shumë se kurrë këtë vit, kështu që duhet të jeni falenderues. Ata do të flasin me ju për të gjitha krizat që do të kaloni, sidomos në datat 23 Janar, 14 Maj dhe 30 Qershor, atëherë kur do ju duhen më shumë.

Të ardhurat

Këtë vit do të jeni plot me ide të reja sa i përket punës. Vërini në zbatim ato dhe shijoni lavdinë. Megjithatë sërish përpiquni të jeni të kursyer sa i përket parasë, ndonëse pritet të keni më shumë sesa vitin që lamë pas./Opinion