Është zbuluar lista e plotë e artistëve që do të performojnë në natën e parë, të dytë dhe të tretë të Festivalit Sunny Hill. “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë më 2, 3 dhe 4 gusht, dhe këtë vit do të performojnë një numër i madh artistësh shqiptarë e të huaj.

Miley Cyrus, Elvana Gjata, Njomza, Col3trane, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Art Lokaj, Zhagg dhe Tuti Turumtu; do të performojnë në natën e parë. Dje Elvana Gjata tregoi në Instagram se po përgatitej për natën e madhe, teksa bënte prova me trupën e baletit të Albi Nakos.

Pjesë e festivalit këtë vit do të jetë edhe Dua Lipa, e cila tashmë ka nisur përgatitjet për festivalin. Në natën e dytë të festivalit do të performojnë Gashi, Ledri Vula, Lumi B, Kida etj si më poshtë: Ndërsa nata e tretë, pra data 4 gusht do t’i kushtohet dj-ve me në krye të famshmin Calvin Harris: