Moderatores dhe këngëtares së njohur Luana Vjollca gjithnjë e më shumë po i rriten ndjekësit në llogarinë në Instagram dhe duket se për këtë fakt bukuroshja është tejet e lumtur. Aktualisht ajo numëron 1.5 milion ndjekës dhe duket se dita e sotme është një ditë feste për të.

Po të kontrolloni në llogarinë e moderatores do iu tërheqë vëmendjen një tufë e madhe me lule (postimi i fundit i saj) dhe le të ndalemi pak këtu… “1.5 milion. Nga një lule për secilin nga ju që ma mbushni shpirtin plot çdo ditë me dashurinë tuaj!”- ka shkruar këngëtarja krah fotos duke shprehur kështu mirënjohje të thellë për secilin nga ndjekësit.

Siç mund ta vini re nga fjalët e ngrohta të Luanës, ajo është mjaft e ekzaltuar dhe duket se mezi e ka pritur këtë çast. Ndërkohë ne jemi kuriozë të dimë, a do e rrëzojë Luana, Encën nga “froni?” Pasi rikujtojmë se “Mbretëresha e Instagram-it” aktualisht në Shqipëri është Enca e cila numëron plot 2 milion ndjekës.