“Shoku ynë Tili” është një ndër filmat më të dashur të viteve ’80, dhe vazhdon të ndiqet ende sot.
Aktori që luan Tilin quhet Arben Latifi dhe ky ishte roli i parë dhe i fundit për të, pasi ai nuk e vijoi më karrierën si aktor.
Aktualisht ai jeton në Gjermani dhe nuk dihen shumë detaje nga jeta e tij.
Një tjetër aktor-fëmijë i famshëm ka qenë Bledi tek filmi “Fillimi i vështirë”.
Ai quhet Sokol Gjoshi.
Deri në vitet ’90 Sokoli ka bërë edhe prova të tjera si aktor, por që nuk ka mundur t’i fitojë, dhe pas këtyre viteve, duke qenë se edhe Kinostudioja u mbyll, gjërat ndryshuan në jetën e tij.
Ai studoi për drejtësi dhe sot Sokol Gjoshi është i martuar dhe ka dy vajza, njëra e porsalindur.
Prej kohësh punon në RTSH, ku prej 2-3 vitesh është drejtor i drejtorisë jurike në këtë institucion.(TemA)