Spartak Ngjela dhe ish-deputetja e PD, tashmë pjesë e PDIU, Mesila Doda, kanë shkëmbyer disa replika të ashprë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”.

“Nuk u shkon atyre, menduan ta bënin me dhunë por e kishin gabim”, tha Ngjela, për mënyrat që zgjodhi PD për të rrëzuar Ramën.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Mesila Dodës.

“Fute gjuhën brenda dhëmbit. Rri mirë aty, se s’jam Manja unë”, ia ktheu Ngjela.

Pas kësaj ndërhyri Eni Vasili, duke thënë: “Nuk të shkon sulmi ndaj zonjave”.

Ngjela: Moj zonjë sa vite ka krimi i organizuar në Shqipëri?

Doda: Zotërote ka qenë ministër Drejtësie çfarë bëtë?

Ngjela: Ti paske ikur…

Doda: Ore flit mirë me mua mos më fol mua me këtë gjuhë.

Mesila Doda tha se ndërkombëtarët e kanë ndryshuar gjuhën në raport me opozitën, pasi tani nuk janë më kundër saj.

Bile sipas saj, Gjermania tha se duhen shtyrë zgjedhjet dhe se nuk ka ndonjë çudi që kryeministri të jap dorëheqje.

Por Ulsi Manja tha se me datë 1 qershor PS-ja hap fushatën elektorale dhe nuk ka asnjë shans që me datë 30 qershor të bllokohet procesi i votimit.

I mënjëhershëm ishte reagimi i Mesila Dodës, e cila iu drejtua Ylsi Manjës duke i thënë se “pa merak se do ta shikosh me datë 2 qershor dhe nuk keni për të arritur me datë 30 qershor’.