David Mearns, kapiteni i anijes së kërkimit të angazhuar nga familja e argjentinasit Sala, konfirmoi se e ka gjetur mbetjen e aeroplanit në Kanalin Anglez në veri të Guernsey, duke përdorur hidrolokator të dielën në mëngjes, pak orë pasi kishte nisur kërkimi.
Ndërkohë, sot u gjet edhe një trup, i cili mund të jetë i Salas apo pilotit David Ibbotson.
Duke folur për BBC Radio 4, Mearns tha se befasia më e madhe ishte se shumica e aeroplanit ndodhej aty. “Më së shumti na befasoi fakti se shumica e aeroplanit ndodhej aty. Ne prisnim të gjenim mbetje në fushë”, shtoi ai