Kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim edhe ministrat e kabinetit.

Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Rama ka nisur një analizë për punën e Qeverisë për gjashtë muajt e para të vitit.

Të pranishëm në takim janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Rama kërkoi dje në Asamble një mobilizim më të madh të strukturave të PS për t’u vendosur në shërbim të qytetarëve.