Thirrja për të arritur konsensus për dialogun Kosovë -Serbi nuk ka arritur t’i bindë dy partitë më të mëdha opozitare që t’i bashkohen ftesës për tryezë të kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Por, këtij takimi, i cili zgjati rreth orë 1 e gjysmë, iu bashkuan dy parti më të vogla opozitare, PSD-ja dhe Alternativa.Veseli ka ftuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që t’i bashkohen dialogut, duke thënë që këto parti nuk duhet ta shohin këtë proces si mundësi për të ardhur në pushtet.

Por, kaq optimist nga takim nuk doli Dardan Sejdiu i PSD-së, i cili tha se rezoluta e propozuar nga partitë e koalicionit nuk i plotëson as kriteret minimale të përmbajtjes.

E, për Mimoza Kusari-Lilën në rast të dështimit të që të arrihet qëndrim i përbashkët për dialogun, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.Pjesë e këtij takimi ishin të gjithë krerët e partive në koalicionin qeverisës, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili lëshoi takimin para se të përfundonte ai me arsyetimin se kishte një takim pune.

Vetëvendosje e LDK-ja thanë ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në takim, sepse nuk kanë çfarë të diskutojnë meqenëse janë kundër draftit të rezolutës për dialog, përgatiti Koha.