Thomas Strakosha realizoi një sezon në nivel fantastik me ekipin e Lacios, teksa menjëherë me mbarimin e kampionatit nisën edhe ofertat e mëdha në drejtim të tij.

Një nga ndryshimet e trajnerit Inzagi kur morri drejtimin e lacialëve, ishte edhe ndryshimi i gardianit të skuadrës, teksa vendin e Marketit e fitoi Strakosha. Ky i fundit është vlerësuar thuajse në të gjitha javët nga ana e mediave italiane, për paraqitjet e kryera.

CIES ka bërë një krahasim mbi vlerën e portierit shqiptar, ky shihet se nga perfomanca e treguar në sezonin që lamë pas, Strakoshës i është rritur vlera me 26 milionë euro. Fillimisht portieri shqiptar vlerësohej me 7.7 milionë euro, për të mbërritur në aktualen rreth 33.4 milionë euro.