Gjermania ka dështuar në takimin e parë të Botërorit ndaj Meksikës, duke u mundur me rezultatin 1-0.

Kritikat kanë vërshuar në drejtim të futbollistëve gjermanë, pasi përtej rezultatit zhgënjyes, loja e zhvilluar nga ana e tyre ka lënë për të dëshiruar. Për të qetësuar disi situatën aspak pozitive, ka mendur Nojer, i cili është shprehur se kualifikimi nuk është në rrezik dhe Gjermania do e tregojë forcën e saj.

“Ne jemi të bindur se mund të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe do të kualifikohemi. I kemi dëgjuar dhe lexuar kritikat e shumta që na janë adresuar. Jemi personat e parë që jemi të zhgënjyer dhe zemëruar.

Tashmë jemi përballur me njëri-tjetrit dhe i kemi diskutuar të gjitha çështjet. Kemi shumë cilësi në grup që të jemi në gjendje të ngrihemi përsëri. Duhet të dëshmojë se nuk kemi humbur forcat tona, ato që na dërguar në këtë nivel”, ka thënë Nojer.